Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 12:09
Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë

Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë.

Sipas dekretit të publikuar më 10 gusht 2026, ai është emëruar ambasador fuqiplotë i Republikës Franceze në Republikën e Kosovës.

Huchet pritet ta marrë drejtimin e misionit diplomatik francez në Prishtinë në fillim të muajit shtator.

Kush është Jean-François Huchet?

Ai është profesor universitar dhe ekonomist, me fokus në ekonominë e Kinës dhe të Azisë Lindore. Deri më tani, Huchet ka shërbyer si president i Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco), detyrë që e mban që nga viti 2019.

Në janar të vitit 2025, ai u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatës që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë.

Huchet është autor dhe studiues i ekonomisë së Azisë, ndërsa veprimtaria e tij akademike është e përqendruar veçanërisht në zhvillimet ekonomike dhe politike në Kinë dhe në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera të Azisë.

Në postin e ambasadorit të Francës në Kosovë, ai do ta pasojë Olivier Guérot, i cili e ka përfaqësuar Francën në Prishtinë që nga viti 2022.

Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008.

kosovëhuchetfranca

Të ngjashme

Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen?

Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen?

10:50

Më shumë nga Lajme

  • 22:41Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë
  • 22:33Si prodhohen çipsat “VIPA”, prej vjeljes deri te paketimi?
  • 22:33Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak
  • 22:26Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja
  • 22:26Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes