Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar futja e gjësendeve të kundërligjshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme në institucion.

Aksioni u zhvillua në bashkpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, i cili rezultoi i suksesshëm në ndalimin e këtij tentimi.”