Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës ka sekuestruar një sasi të madhe droge, duke parandaluar trafikimin mëtejshëm të tyre në brendësi të territorit grek. Lidhur me ngjarjen tre shqiptarë u vunë në pranga, mes të cilave edhe një femër.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat trafik droge, dhunë ndaj punonjësve, drejtim të rrezikshëm të mjetit, dëmtim të përsëritur të pronës së tjetrit dhe shkelje të legjislacionit për të huajt. Siç raportohet, makina private, tip fuoristradë, u pikas mëngjesin e djeshëm në aksin kombëtar Janinë – Kozan dhe drejtuesja ishte një shqiptare, ndërsa një makinë tjetër ishte përpara saj.
