Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kaos energjetik: KOSTT konfirmon se edhe sot do të ketë reduktime të rrymës

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 09:48
Kaos energjetik: KOSTT konfirmon se edhe sot do të ketë reduktime të rrymës

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka njoftuar se po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit elektroenergjetik në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale për konsum.

Sipas njoftimit të lëshuar sot, KESCO ka nominuar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale e konsumatorëve.

Si rezultat, Zona e Kontrollit e KOSTT-it është futur në jo-balanca mesatare prej rreth 211 mw/h, ndërsa në disa intervale kohore këto devijime kanë tejkaluar edhe 260 mw/h.

“Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”, ka njoftuar tutje KOSTT-i.

Ky operator më tej ka theksuar se devijimet e tilla rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend.

Në reagimin e tij, KOSTT u ka bërë thirrje palëve përgjegjëse që nominimet e energjisë të pasqyrojnë në mënyrë sa më të saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, me qëllim shmangien e devijimeve të mëtejshme dhe ruajtjen e funksionimit të sigurt të sistemit.

Për shkak të gjendjes së krijuar, KOSTT ka njoftuar se është detyruar të kërkojë aplikimin e kufizimeve të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt të sistemit, deri në stabilizimin dhe përmirësimin e situatës.

“KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.

reduktime

Më shumë nga Lajme

  • 08:44Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, jemi në anarki
  • 08:35Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës
  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00