Kryetari aktual, njëherit kandidati edhe për një mandat në krye të Junikut është shprehur i sigurt në fitoren e tij në këtë komunë, shkruan GazetaDemos.
Teksa po komentonte të gjithë kandidatët për kryetar, ai tha se “s’ka shansë”, teksa po komentonte kandidaturën e Jetmir Tofajt të VV-së.
“S’ka shansë hiç, unë jam në kontakt me gjithë qytetarët edhe në Junik edhe në mërgatë, dhe ajo është vendim i kryer, do të shkojmë pa balotazh” u shpreh Shehu.
