Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.
Kamberi bën të ditur se këtë kallëzim penal e kanë dorëzuar bashkë me kolegët deputet Ahmedin Skrijelj dhe Minela Kalender.
“Dhe dëgjuam thirrjen Allahu Ekber dhe gjëra tjera të neveritshme” kishte deklaruar kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në konferencën për shtyp pas protestave të para disa ditëve në Novi Pazar”, bën të ditur Kamberi.
