Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kadrijaj kritikon Kurtin për deklaratat ndaj ish-krerëve të UÇK’së: Është turp, nuk na çuditin deklaratat kontroverse të Albinit

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 19:55
Kadrijaj kritikon Kurtin për deklaratat ndaj ish-krerëve të UÇK’së: Është turp, nuk na çuditin deklaratat kontroverse të Albinit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti, të cilat kanë të bëjnë me ish-krerët UÇK-së, të cilët aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Kadrijaj nuk pajtohet fare me deklaratat që mbrëmë kryeministri në detyrë i bëri gjatë një interviste duke thënë se në ish-kryetarët në Hagë po vizitohen shpesh herë edhe për instruksion politike.

“Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër apo pesë, por jam i sigurt që s’i ka tre, s’i ka as dy dhe s’e ka as një. Edhe janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, tha dje Kurti në Tëvë1.

Kadrijaj i tha lajmi.net se e konsideron të papranueshme dhe turpëruese që Kurti të shpreh qëndrime kontradiktore dhe të ndryshueshme në lidhje me këtë çështje, duke vënë në dyshim qëndrimin e tij për drejtësinë.

Ajo tutje thotë se këto deklarata të tij nuk e çuditin më.

“Deklaratat kontroverse te Albin Kurtit ma nuk na çuditin sepse aq shume ka ndërru qëndrime sa ma nuk befasohemi. Është turp për deklaratat e tij për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë”, tha Kadrijaj për lajmi.net.

Ajo gjithashtu thekson se deklaratat e Kurtit për urat mbi lumin Ibër, janë thjesht fushatë zgjedhore dhe se fokusimi i tij në këtë temë është i njohur dhe i përsëritur, duke mos sjellë asnjë zgjidhje konkrete për qytetarët.

“Për urën e ka për fushat zgjedhore. Sepse nga gjitha ndodhitë tash i kanë mbet veç me u mar me Mitrovicën dhe deklaratat tash të njohura për çlirimin e asaj pjese”, theksoi deputetja e AAK-së

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët