Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses garën “Triumfi Dardan 2025”

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 14:57
Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses garën “Triumfi Dardan 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) kanë përfunduar me sukses patrullën ushtarake “Triumfi Dardan 2025”, një garë që organizohet çdo vit në kushte të vështira terreni, me qëllim testimin e aftësive fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë garë kanë marrë pjesë gjithsej 27 kadetë, të ndarë në tri skuadra, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së skuadrës nga Akademia Ushtarake e Turqisë.

“Pjesëmarrja e tyre përbën një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë, duke forcuar miqësinë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive mike”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet, sipas FSK-së, jo vetëm që ka forcuar lidhjet ushtarake ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve, por ka dëshmuar se sfidat e përbashkëta ndërtojnë miqësi të qëndrueshme dhe profesionalizëm të përbashkët.

Në përfundim të patrullës, të gjithë kadetët – përfshirë ata nga Akademia Ushtarake e Turqisë – janë vlerësuar për përkushtimin, vendosmërinë dhe shpirtin luftarak që treguan gjatë gjithë garës.

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret