10 gushti i vitit 1998, mbetet një ditë historike për Komunën e Kaçanikut, ngase në këtë ditë, dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, për t’u bërë pjesë e përjetshme e historisë.
Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 2019 ka dekoruar 16 dëshmorët e Komunës së Kaçanikut me urdhrin më të lartë shtetëror “Hero i Kosovës”: Avdylgafur Luma, Bashkim Vishi, Besnik Begunca, Fadil Qaka, Hetem Hasaj, Izahir Troni, Milaim Loku, Muhamet Zeneli, Murat Lika, Nazim Terziu, Nazmi Osmani, Osman Luma, , Xheladin Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Reshat Shehu dhe Tefik Raka.
Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte e gjatë dhe plot me sakrifica, por ajo ishte edhe e lavdishme.
