Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me LVV-në

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 18:45
Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me LVV-në

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, ka deklaruar se partia e saj mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të Kosovës dhe e hapur për diskutime me partitë shqiptare pas zgjedhjeve, por ka theksuar se aktualisht ekzistojnë dallime me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur për mundësinë e bashkëpunimeve politike në periudhën paszgjedhore, Kabashi-Ramaja tha se PDK-ja nuk ka pasur asnjëherë vija të kuqe ndaj partive shqiptare dhe se është e gatshme të diskutojë.

“PDK-ja gjithmonë do të jetë institucionaliste, do t’i respektoj institucionet e Kosovës. Është e hapur për diskutime, vija të kuqe me parti shqiptare nuk kemi pas. Mirëpo, fatkeqësisht nuk kemi, siç po e shohim, asgjë të përbashkët me formën si funksionin VV-ja, as me qëndrimet e tyre, qoftë karshi institucioneve, qoftë karshi histori”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në procesimin e 2,638 nga 2,857 vendvotime, Lëvizja Vetëvendosje prin me 342,890 vota apo 45.43 për qind, që aktualisht përkthehen në 51 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet PDK-ja me 152,042 vota apo 20.14 për qind dhe 23 ulëse, ndërsa LDK-ja ka siguruar 129,376 vota apo 17.14 për qind, që i japin 19 ulëse. AAK-ja ka marrë 52,269 vota apo 6.92 për qind, duke siguruar shtatë ulëse./Tv Dukagjini/

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:25Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
  • 16:12Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës
  • 15:46Kruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
  • 15:33“Vezë për Kurtin në mes të krisës politike”, DW rikujton se ndërprerja e seancave me gaz është specialitet i VV-së
  • 15:24Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona