Një person ka mbetur i lënduar sot rreth orës 08:05, nga një aksident trafiku mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur akisdent trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, tha Krasniqi.