Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po përballet me një situatë të pazakontë institucionale dhe kushtetuese.
Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Kajtazi tha se nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të mbetet pa institucione funksionale dhe pa një autoritet që mund të përcaktojë datën e zgjedhjeve
“Po mbërrijmë në një situatë të pazakontë, kur vendi mbetet pa institucione, pa president, vendi mbetet pa mundësi të interpretimit kushtetues”, deklaroi Kajtazi.
Ai ngriti gjithashtu çështjen se kush do të ketë kompetencë për të caktuar datën e zgjedhjeve nëse situata institucionale vazhdon edhe në ditët në vijim.

