Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ka me ta vra familje, ka me t’faru”, detaje nga Prokuroria – kjo është aktakuza për dhunë në familje e Astrit Isufit

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 13:55
“Ka me ta vra familje, ka me t’faru”, detaje nga Prokuroria – kjo është aktakuza për dhunë në familje e Astrit Isufit

I dyshuari, Astrit Isufi, për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës, del të jetë i dënuar për dhunë në familje dhe kanosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Drenas, më 16 prill 2025 me 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë, ndërkaq Gjykata e Apelit më 26 qershor 2025 kishte ndryshuar këtë vendim, duke dënuar Isufin me 3 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Isufit për veprën penale dhunë në familje dhe kanosje.

Sipas aktakuzës të cituar në vendim të gjykatës, thuhet se Isufi më 30 mars 2025 me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të dëmtuarën, gruan e tij, e kishte goditur me peshqir, duke e sulmuar me shuplaka disa herë, duke i gjuajtur pijatën e ushqimit, e duke e ngre zhag të dëmtuarën dhe duke e futur në dhomë me kabëll rryme derisa i ishte dukur mjaftueshëm, dhe më pas duke e larguar nga shtëpia.

Në pikën tjetër të akuzës thuhet se Isufi i është drejtuar me fjalë të dëmtuarës – gruas së tij – me fjalët: “Ti nuk guxon me mu nda mua, se kam me të vra familjen ka me ti faruar krejt,” e që me këto veprime ngarkohen edhe me veprën penale kanosja.

Në seancën fillestare, Isufi ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje, me të cilin deklarim është pajtuar mbrojtësi i Isufit, Prokuroria e Shtetit dhe vet përfaqësuesja e palës së dëmtuar.

Më tutje, gjykata ka gjetur se pranimi i fajësisë është në harmoni me dispozitat ligjore, duke shtuar se dënimi me burgim prej 154 ditë dhe 800 euro gjobë është i mjaftueshëm dhe se arrihet qëllimi i dënimit, duke u arritur rehabilitimi në rastin konkret.

Ndërkaq, lidhur me propozimin për masë të paraburgimit, gjykata del të ketë caktuar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës, përmes të cilit i kishte shqiptuar dënim prej 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë.

Ndaj këtij vendimi, Isufi ka ushtruar ankesë përmes avokatit të tij, e që më pas Apeli ka pranuar pretendimet e avokatit, duke vlerësuar se Themelorja ka mbivlerësuar rrethanat rënduese dhe i ka nënvlerësuar rrethanat lehtësuese.

Posaçërisht, pasi që Isufi është mbajtës i familjes dhe se për hir të interesit familjar ka kërkuar dënim më të butë apo alternativ.

Dhe se, sipas Apelit, shkalla e parë ka nënvlerësuar rrethanat lehtësuese dhe se e dëmtuara ka njoftuar gjykatën se është kthyer në shtëpi dhe se i akuzuari Isufi ka shprehur pendim.

Isufi ishte në arrati pas dyshimeve për kryerje të vrasjes së dyfisht në fshatin Golluboc më 6 tetor 2025 të Malishevës, mirëpo i njëjti u gjet nga policia dhe u arrestua./BetimipërDrejtësi

Astrit Isufi

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret