Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Juristja e medias: Lëvizja Vetëvendosje na ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 09:19
Juristja e medias: Lëvizja Vetëvendosje na ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se asnjë parti në historinë e Kosovës nuk e ka cenuar më shumë lirinë e medias dhe të shprehje, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar që në gjysmë dekadën e fundit kjo parti ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme.

Kusari këtu ka përmendur rënien e Kosovës në indekset ndërkombëtare sa i përket lirisë së shtypit, ligjin për KPM-në, RTK-në që sipas Kusarit e kanë kthyer në televizion partiak.

Postimi i plotë:

Asnjë parti politike në historinë e re të Kosovës nuk e ka cënuar më shumë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe të drejtën tonë elementare për t’i kërkuar llogari pushtetit, siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje!

Në gjysmë dekaden e fundit, Lëvizja Vetëvendosje na ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme. Falë saj, ngacmimi online i aktivistëve dhe gazetarëve pranohet si metodë normale.

�Na ka quajtur vrasës me pagesë.

Truprojat e kryeministrit na kanë sulmuar fizikisht, sikur të ishim kese bërllogi.

Kanë krijuar frikë deri në atë masë sa disa gazetarë e aktivistë kanë hezituar edhe të pinë kafe me politikanë opozitarë, nga frika e linçimit.

Na kanë ngacmuar me vite online përmes ngacmuesve të obsesionuar, obsesionim ky i ushqyer nga VV.

�Na kanë quajtur spiunë.

Kanë ardhur në pushtet në vitin 2019 me rreth 20 sulme në vit, ndërsa sot bëhen mbi 70 në vit, drejtpërdrejt nga VV.

Për faj të tyre, Kosova ka rënë në indekse ndërkombëtare dhe jemi bërë vend për të cilin duhet të na vijë turp.

I kemi lutur të mos e aprovojnë ligjin antikushtetues për KPM-në; në ditën e aprovimit e kanë përdorur foltoren e Kuvendit për të na përmendur dhe për të na sulmuar.

E kanë shndërruar RTK-në në za të Vv-së, ia kanë humbur dinjitetin njerëzve me dinjitet, e kanë kthyer në televizion partiak dhe ia kanë lënë pjesën kyçe të informimit veglave që u nënshtrohen vullnetarisht.

As nuk e kanë bërë ligjin për RTK-në, as për KPM-në, as për mbrojtjen e burimeve.�As nuk e kanë implementuar EMFA-në, as DSA-në.�As nuk kanë hartuar strategji për sigurinë e gazetarëve, as plan veprimi, as protokoll sigurie.

Asnjë rekomandim të Raportit të Progresit nuk e kanë zbatuar.

I kanë ndalur reklamat në media për t’i lënë të vdesin urie dhe nuk kanë ofruar asnjë mekanizëm që paratë publike të shpërndahen te mediat, ashtu siç duhet.

E kanë shkarkuar kryetarin më profesional dhe më të lavdëruar të KPM-së vetëm pse nuk u ka bindur, por e ka kryer punën sipas ligjit.

Kanë provuar të mbyllin televizione. Po, të mbyllin televizione. A e dini ku mbyllen televizionet?

I kanë sulmuar gjyqtarët dhe gjykatat që kanë mbrojtur lirinë e medias dhe të shprehjes.

E ne çfarë kemi bërë?

Ne nuk jemi nënshtruar.�Nuk jemi frikësuar.�Nuk jemi shantazhuar.�Dhe mbi të gjitha, kemi kryer punën tonë me profesionalizëm të lartë, duke vendosur standard në informim publik dhe aktivizëm.

E çfarë bën tani VV para zgjedhjeve?

Thotë: na falni, kemi gabuar.

Aha.

Flutura Kusari

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë