Edward P. Joseph pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, tha se SHBA me “Model të Kosovës” për Donbasin dhe anëtarësimin e Serbisë e Kosovës në NATO, Trump mund të arrijë një fitore historike që ndryshon ekuilibrat gjeopolitik, duke dobësuar Rusinë, forcuar NATO-n dhe përmbyllur konfliktet e pazgjidhura të pasluftës në Evropë.
Joseph, në një shkrim me titull “Një Përparim Ballkanik për Ukrainën: Anëtarësoni Serbinë në NATO dhe Zbatoni Modelin e Kosovës në Donbas”, thoi së me qëndrimet e tij të luhatshme ndaj Ukrainës, Presidenti Trump duket i gatshëm të tërhiqet nga përpjekja për ta ndalur luftën e Rusisë.
“Por ai nuk duhet ta bëjë këtë. Lufta brutale e Rusisë do të vazhdojë, edhe me rritjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Në vend të kësaj, Trump mund të ndihmojë në arritjen e armëpushimit të shumëkërkuar duke e zhvendosur vëmendjen nga fronti ukrainas në Ballkan – një rajon ku SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë më shumë ndikim strategjik’, shkruan ai.
Ai flet për Modelin e Kosovës për Donbasin.
“Në vend të kërkesave të paqarta për “shkëmbime territoriale”, SHBA mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për Donbasin, e modeluar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së – rezolutë që përcaktoi statusin e përkohshëm të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.Ky model anashkalon njohjen e menjëhershme të sovranitetit, duke ia lënë vendimin popullit në një të ardhme të pacaktuar. Vendos një administratë të përkohshme ndërkombëtare (OKB apo OSBE) në territoret e diskutueshme. Lejon që Ukraina të ruajë pretendimin ligjor për Donbasin, ndërsa i ofron Rusisë një mënyrë “dinjitoze” për të pranuar armëpushimin. Si në Kosovë, edhe në Donbas do të ketë: Referendume të ardhshme për statusin final, rregullim të çështjeve të pronës, kthim të refugjatëve dhe largim të ndikimit rus”, shkruan ai.
