Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Jo në kanale të WhatsAppit”, Çitaku thotë se Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 20:52
“Jo në kanale të WhatsAppit”, Çitaku thotë se Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim

Nesër, me fillim nga ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Ky është takimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër mes kreut të VV-së dhe Abdixhikut, ndërsa PDK-ja është në pritje të një shkrese zyrtare për takim.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo tha se partia nuk ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri për takim.

“Ne kemi kërkuar që ai të dërgojë një shkresë zyrtare dhe jo të na ftojë nëpër kanale të WhatsApp-it. Përveç emrave, ne kemi kërkuar që para së gjithash të takohemi për parimet”, deklaroi deputetja.

Pas mbledhjes së Kryesisë e cila u zhvillua gjatë kësaj jave, Çitaku theksoi se zgjedhja e presidentit të vendit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare.

“Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë. Nëse shumica parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin me PDK-në, por ka edhe mundësi të tjera”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

Në anën tjetër, Kosova ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:05Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
  • 16:02Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë
  • 16:01I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren
  • 15:55Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë në sallë shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
  • 15:54Kërkoheshin për drogë, dy persona ekstradohen drejt Kosovës nga Hungaria dhe Gjermania