Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jeta Xharra i reagon Përparim Ramës pasi ia ndërpreu shfrytëzimin e hapësirës në Grand Hotel

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 21:11
Jeta Xharra i reagon Përparim Ramës pasi ia ndërpreu shfrytëzimin e hapësirës në Grand Hotel

Jeta Xharra nga ‘Kallxo.com’ sapo i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës pasi ky i fundit ia ndërpreu shfrytëzimin e hapësirës në Grand Hotel

Sipas Xharrës “ky reagim i Ramës vjen pas një diskutimi të butë që e kemi pas të premten per kritikat qe ai i ka per nje raportim te Kallxo.com për përmbytjen nga shiu të rruges Agim Ramadani”.

Reagimi:

Perparim Rama ka vendos me na u hakmarr për shkak se kemi publiku 13 Krypometra, pra 13 artikuj, që tregojnë që faqja Lule Gjeli rren. Ky reagim i Ramës vjen pas një diskutimi të butë që e kemi pas të premten per kritikat qe ai i ka per nje raportim te Kallxo.com për përmbytjen nga shiu të rruges Agim Ramadani https://www.facebook.com/share/v/1EUZULUuNL/?mibextid=wwXIfr . Normalisht, në njoftimin qe sot e kemi pranuar nga Drejtoria e Pronës nuk përmenden fare as Lule Gjeli, e as këto kritika për raportimin e Kallxo por thuhet që projekti nuk është përfunduar sipas dinamikës. Investimet në hapësirat në Grand janë kry pjesërisht me shumë peripeci. Vazhdoj me mendu që Prishtinës i duhet muzeu Reporting House të cilin e kanë vizituar mbi 23000 vizitorë e gjysma e tyre janë nxënës të shkollave fillore e të mesme nga gjithë Kosova. Programi edukativ që zhvillohet në këtë muze po e përmbush një boshllëk që e kanë lënë institucionet tona në rrëfimin e historisë së rezistencës paqësore dhe të armatosur. Askund kjo histori nuk tregohet me orë të tëra të xhirimeve, foto e punime arti siç është kuruar historia e Kosovës në “Reporting House”. Nuk ka logjikë me u penalizu ky muze që i ka shërby të gjithë qytetarëve, vendor e të huaj, për të kuptu ma thellë historinë tonë, për arsye komplet tjera që nuk lidhen me muze. Kjo sa i përket Shtëpisë së Gazetarëve/Reporting House.

E lidhur me Lule Gjielin, kryetari Rama është mirë me i prit autoritetet deri në fund për me sqaru kush është ky person dhe kush e ka luftuar më së shumti Lule Gjelin. Ne nuk e kemi mohu asnjëherë qe në Kallxo në 2020 është botu një autor me pseudonimin Lule Gjelin dhe arsyeja pse ai është botu me pseudonim është shumë normale, personi na ka bind që do ta humbiste vendin e punës nëse botohej artikull me emrin e vërtetë. Por, në momentin që ky profil nisi me publikimin e rrenave, ne jemi të parët qe e kemi denoncu dhe si pasojë e këtyre denoncimeve ne jemi sulmu në vazhdimësi me lajmet e rreme nga ky profil. Nuk mund të penalizohet muzeu në 2026, për një artikull (pa asnjë rrenë) që është botuar në 2020 në Kallxo.com. Fakti që ne e kemi nis luftën kundër Lule Gjelit dhe Lule Gjelave të tjerë në momentin kur kanë fillu me rrejt, nuk mund të jetë arsye për të marrë vendime arbtirare për muzeun që na përfaqëson të gjithëve dhe në të cilën kemi punuar ne, Komuna e Prishtinës dhe shumë partnerë tjerë që na kanë ndihmuar të krijojmë këtë vlerë të shtuar jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë Kosovësn që sot po përdoret si mjet edukativ për gjenerata të reja dhe vizitorë të huaj.

Më shumë nga Lajme

  • 14:25Konfirmohen shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë
  • 14:02Veliaj kërkon që ish-krerët e UÇK-së të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës
  • 13:43Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok
  • 13:42Maratona “Prishtina 2026”, nesër bllokohen disa rrugë, policia tregon alternativat që mund të përdoren
  • 13:36Kundër verdiktit në Hagë, sonte protestohet edhe në Shtime