Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 11:55
Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Komandanti i forcave të Ushtrisë në Evropë dhe Afrikë — i cili ishte i famshëm si ushtari i fundit amerikan që u largua nga Afganistani në vitin 2021 — po largohet papritur nga posti i tij pas vetëm 18 muajsh në detyrë, konfirmoi Ushtria të martën.

Christopher Donahue, gjeneral komandues i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandant i Komandës Tokësore Aleate të NATO-s, do të jap dorëheqje nga komanda e tij më 2 korrik, sipas një deklarate të Ushtrisë të dhënë për Associated Press.

Donahue është njëri nga më shumë se dhjetë zyrtarët e lartë që janë pensionuar ose janë larguar para kohe nga detyra nën drejtimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth. Ky i fundit ka promovuar politikën e reduktimit të numrit të gjeneralëve në ushtri me moton “më pak gjeneralë, më shumë ushtarë”.

Zëvendësuesi i Donahue, gjeneralmajor Christopher Norrie, do të kryejë detyrat e tij ndërkohë, shtoi deklarata.

I diplomuar në West Point dhe komandant karriere i operacioneve speciale, Donahue komandoi njësitë e Delta Force në Irak dhe Afganistan përpara se të drejtonte divizionin e 82-të Ajror nga korriku 2020 deri në mars 2022.

Më 30 gusht 2021, Donahue u bë ushtari i fundit amerikan që u largua nga vendi pas gati 20 vitesh lufte të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Më shumë nga Lajme

  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri
  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë