Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Jehona Lushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 13:18
Jehona Lushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

Jehona Lushaku nga LDK, ka thënë se qeveria e Kosovës e ka bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës, duke shkaktuar probleme serioze në funksionimin e shkollave dhe institucioneve komunale.

Në një postim në rrjetet sociale, Lushaku ka deklaruar se “shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës”.

Ajo shtoi se për shkak të mungesës së mjeteve financiare, “Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla”, ndërsa shumë investime arsimore janë pezulluar.

“Askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siç po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale,” shkroi Lushaku, duke theksuar se “partitë e politikanët me mendësi bllokuese duhet të përjashtohen”.

Sipas saj, Prishtina ka nevojë për vazhdim të zhvillimit dhe jo stagnim: “Është koha e projekteve të mëdha për Kryeqytetin. Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre.”

Më shumë nga Lajme

  • 16:56Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare me njoftim për pensionistët
  • 16:51Surroi i reagon Haxhiut që thotë se ka parë fotografinë e Titos në banesën e nënës së tij
  • 16:38Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar
  • 16:18​Shqipëri: Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve
  • 16:10Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë