Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 238 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 52 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
