Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 13:25
Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK

Xhavit Jashari nga OVL –UÇK ka thënë se po protestojnë në oborrin e institucioneve të vendit, për siç ka thënë ai se këto të fundit kanë degraduar pafundësisht.

“Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë pikërisht në oborrin e institucioneve të Kosovës, të cilat institucione kanë degraduar pafundësisht. E them këtë sepse qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri i saj bënte krokofatje të pandalshme me plot gojën për bashkimin kombëtar, mbante në xhaketë simbolin dhe flamurin kombëtar, kurse në anën tjetër kishte për këshilltar një person i cili vazhdimisht synonte dhe bënte përpjekje të degradojë luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ky person është me emrin Shkëlzen Gashi”, ka thënë Jashari.

Sipas tij brenda qeverisë, ka ministra që janë anti- UÇK.

“Degradimi kaq i rëndë dhe i paskajshëm i kësaj qeverie është sepse brenda kësaj qeverie ka ministra të cilët janë anti-UÇK. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, i cili publikisht ka deklaruar se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, që është fyerje e rëndë për veteranët”, ka shtuar ai.

Protesta e veteranëve po mbahet për të kundërshtuar ekspozitën që u vendos në sheshet e Prishtinës e që pasqyroi me pasaktësi masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë./Ekonomia Online

Më shumë nga Lajme

  • 10:19Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë
  • 10:14IKD padit Ministrinë e Financave, kërkon shfuqizimin e një dispozite të Rregullores për ATK-në
  • 09:53Policia arreston tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, u kapën duke kaluar ilegalisht kufrin
  • 09:39Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
  • 09:23Deklarohet mbrojtja e ministrit Sveçla, paralajmëron ankesë ndaj vendimit ku u shpall fajtor : Kjo është e pazakontë