Kur janë shtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gaza këtë javë, Izraeli dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një pakt për ta shtuar në masë domethënëse rrjedhën e ndihmave humanitare drejt enklavës së rrënuar nga lufta.

Rritja e dërgesave ditore pritet ditëve në vijim, raporton mediumi “Bloomberg”.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndërmjetësoi për arritjen e kësaj marrëveshjeje, me të cilën do të mundësohet edhe rihapja e disa korridoreve të ndihmave, përfshirë rrugët humanitare përmes Egjiptit dhe Jordanisë, si dhe disa pikëkalimeve të tjera në pjesët veriore dhe jugore të Gazës, thuhet në raportin ku citohet një burim anonim i afërt me çështjen, shkruan gazeta “The Times of Israel”.