Protestat në Itali kanë bërë që qeveria atje të konsiderojë njohjen e shtetit të Palestinës, megjithatë jo pakushte.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, bëri të ditur se Italia do ta njihte Palestinën nëse lirohen pengjet izraelite dhe Hamasi del nga qeveria, shkruan Euronews.
Meloni njoftoi partitë që formojnë qeverinë e saj do të paraqesin një mocion që kërkon njohjen e Palestinës në Parlamentin Italian, me kusht dy kushte që janë lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe përjashtimin e Hamasit nga çdo përfshirje në një qeveri të ardhshme palestineze.
“Nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por duhet të përqendrohemi në prioritetet e duhura”, u shpreh Meloni.
