Ish-ministri Armend Mehaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë gjyshja e tij, Ajshe Mehaj, në moshën 91-vjeçare, shkruan GazetaDemos.
“Ajo jetoi 91 vite jetë të ndershme, me dinjitet dhe krenari, duke lënë pas kujtime dhe vlera që do të jetojnë gjithmonë me ne. Fjalët dhe këshillat e saj do të mbeten përherë në zemrat dhe mendjet tona”, u shpreh ai.
Ceremonia e varrimit bëhet në fshatin Isniq, të Komunës së Deçanit, të premten, më 16 janar 2026, në ora 13:00.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë, miq, shokë dhe dashamirë,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna dhe gjyshja jonë e dashur, Ajshe Mehaj. Ajo jetoi 91 vite jetë të ndershme, me dinjitet dhe krenari, duke lënë pas kujtime dhe vlera që do të jetojnë gjithmonë me ne. Fjalët dhe këshillat e saj do të mbeten përherë në zemrat dhe mendjet tona.
Ceremonia e varrimit bëhet në fshatin Isniq, të Komunës së Deçanit, të premten, më 16 janar 2026, në ora 13:00.
Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqe dhe të shpërblehet me Xhenet.