Rufki Suma i Hanit të Elezit po del të shënojë votë të paparë brenda Vetëvendosjes.

Ish-Kryetari i Hanit të Elezit, i ka lënë prapa edhe figura të etabluara elektoralisht të Vetëvendosjes si Armend Muja, Mefail Bajqinovci e Agim Bahtirin.

Suma është i 16-ti më i votuari në listën e Vetëvendosjes deri më tash kur janë numëruar 57,80% e votës së përgjithshme për kandidatët.