Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Mustafa: Mendoj se duhet të lirohen

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 12:41
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Mustafa: Mendoj se duhet të lirohen

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si “shumë të rëndë” dhe të paparashikueshëm që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai ka shtuar se shumë nga akuzat ndaj të akuzuarve, përfshirë edhe ato për trafikim të organeve njerëzore, nuk janë vërtetuar dhe se prokuroria ka hequr dorë nga këto akuza.

Nga 9 deri më 18 shkurt, në gjykatë do të nisin seancat me prokurorinë, trupin gjykues, mbrojtjen dhe në fund me fjalimet e katër të akuzuarve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Procesi është shumë i rëndë. Procesi është i tillë që nuk e ka paramenduar askush. Sepse unë kam qenë kryeministër i Kosovës kur është vendosur mbi ndryshimet kushtetuese për themelimin e dhomave të veçanta, edhe kur është dhënë përkrahje kësaj, duke marrë parasysh se neve na e kanë bërë të qartë që në qoftë se Kosova nuk e bën këtë gjykatë, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Janë akuzuar për trafikim të organeve njerëzore, s’është vërtetuar asgjë nga ajo akuzë. Ka hequr dorë edhe prokuroria për atë akuzë. Janë munduar pastaj të akuzohen për sende, domethënë për të cilat totalisht nuk është bindur opinioni se ato ekzistojnë. Janë trajtuar keq, sepse janë përgjuar, domethënë njerëzit janë mbajtur në burg dhe janë përgjuar”, deklaron Mustafa për Kosovapress.

Lirimin e tyre nga paraburgimi po e pret Mustafa, derisa shpreh edhe mbështetjen për marshin e 17 shkurtit në mbështetje të tyre në Prishtinë.

“Po, unë mendoj që ata duhet të lirohen. Jam i bindur që meritojnë të lirohen dhe jam i bindur që totalisht nuk ka asnjë argument që ata i fajëson për atë që gjykata ose prokuroria në të vërtetë i akuzon. Atje mirëpo s’jemi ne që vendosim në Kosovë, sepse vendosin organet e tjera. Por unë mendoj se liria edhe e drejta duhet të jetë e barabartë si për njerëzit e Kosovës, ashtu edhe për njerëzit e tjerë në Bashkimin Evropian”.

“Gjithsesi, nuk e përkrahim marshin tani si ndërhyrje në punët e gjykatës, sepse asnjë marsh nuk ka qenë ndërhyrje. Por si shprehje e opinionit, si kërkesë për ligjshmëri, për barazi dhe për mospolitizim të kësaj gjykate, e përkrahim plotësisht. Edhe mund të kisha dalë vetë, por kam pasur problem sepse duhet të mbahej në shkop dhe nuk mundem”, thekson Mustafa.

Isa Mustafa

Më shumë nga Lajme

  • 20:3272 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë
  • 20:28Ja sa është pritja në pikat kufitare
  • 20:16Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm
  • 20:01Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
  • 19:56“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?