Ish i burgosuri politik Naim Lushi ka ngritur çështjen e votimit të serbit Nenad Rashiq në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq e Raushiq, shkruan GazetaDemos.
Lushi u shpreh se ato vota janë dhënë nga shqiptarë pasi asnjë serbë nuk jeton në këto lokalitete.
Lushi ka disa familjarë të vrarë në masakrën e Qyshkut.
“Tani këta shqipëtarëzinjë ose janë dorë e zgjatur e Serbisë ose kanë marrë direktiva për të votuar kështu, sa për ta nxjerrë si deputet Nenad Rashiqin i cili gjithsesi serb është dhe për mua është krejtësisht i njejtë me të tjerët, ose i kanë që të dyja këto atribute edhe dorë e zgjatur e Serbisë, edhe zbatues të kërkesave politike të urdhërdhënësve politik të tyre”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Qyshku, Pavlani, Zahaqi e Raushiqi të larë në gjak, paskan vota për serb.
Në çdo palë zgjedhje, viteve të fundit, është ky fenomen. Këto vota janë dhënë nga shqipëtarët, sepse asnjë serb nuk jeton në këto lokalitete. Tani këta shqipëtarëzinjë ose janë dorë e zgjatur e Serbisë ose kanë marrë direktiva për të votuar kështu, sa për ta nxjerrë si deputet Nenad Rashiqin i cili gjithsesi serb është dhe për mua është krejtësisht i njejtë me të tjerët, ose i kanë që të dyja këto atribute edhe dorë e zgjatur e Serbisë, edhe zbatues të kërkesave politike të urdhërdhënësve politik të tyre. Duhet të jenë këta të njejtit që s’lënë gjë pa thënë për luften e UÇK-së dhe heronjët e saj duke i fryer qëllimshëm propagandës denigruese e frymës përçarëse në këto lokalitete. Sadoqe vota është e lirë, megjithatë është mirë prokuroria të hap hetime për këto raste sepse duket sheshazi që kemi të bëjmë qoft me aranzhim të votës, qoft me njerëz të dyshimt në mesin tonë. Gjithsesi një ditë do të zbulohen kush janë dhe natyrisht që nuk do ti kursejmë por do t’i bëjmë të njohur për opinionin.
P.S. shikova në shumicën e vendvotimeve dhe pothuajse në të gjitha ka vota për këtë serb dhe subjektin e tij. I postova vetëm këto tri foto sepse janë lokalitete ku dora gjakatare serbe i ka larë me gjak shqipëtari, ku dhimbja akoma ndihet në çdo skutë të familjeve të tyre.