Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, në një intervistë për emisionin “Prizma” të autorit Dritan Dragusha, ka folur për raportin polic-qytetar dhe për rëndësinë që ka komunikimi në mes të palëve .
Maliqi ka thënë se secili zyrtar policor duhet ta kuptojë punën dhe rolin e vet dhe se fakti që ka një armë në brez, nuk e bën atë “supermen” për t’ua vështirësuar jetën qytetarëve. Përkundrazi, thotë Maliqi, polici është në shërbim të qytetarëve.
“Çdo zyrtar policor duhet ta kuptojë punën e vet dhe rolin e vetë. Nuk është ai pse e ka vesh uniformën dhe e ka vendosë në brez një armë, që ai është supermen dhe ia vështirëson jetën qytetarëve, përkundrazi ai është në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.