Nga podiumi i protestës në Tiranë, ish-deputeti i PD Azgan Haklaj i ka bërë thirrje presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të nderojnë me titujt më të lartë shtetërorë katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Haklaj propozoi që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të nderohen për kontributin e tyre në luftën për liri, duke theksuar se një gjest i tillë do të kishte mesazh të fortë kombëtar dhe ndërkombëtar.
