Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-deputeti i VV-së: Lufta çlirimtare është zhvilluar më shpejtë sesa që u bë Kuvendi i Kosovës!

GD
Gazeta Demos12 tetor 2025 në 14:42
Ish-deputeti i VV-së: Lufta çlirimtare është zhvilluar më shpejtë sesa që u bë Kuvendi i Kosovës!

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka hedhur votën e tij.Pas kësaj ai ka ironizuar me politikanët, duke thënë se edhe pushtuesin serbë e larguan nga Kosova më shpejtë se sa që kjo klasë politike krijoi institucionet.

Moskrijimin e institucioneve ai e sheh si përgjegjësi të politikës, megjithatë thekson se qytetari është vetëdijesuar sa i përket votimit.“Është një proces demokratik që është duke u zhvilluar, ndërgjegjja politike e masës është rritë, dhe kjo i detyron edhe udhëheqësit politik me reflektu që mos me pasë mundësi që qytetari me u mashtru prej askujt. Dhe derisa nuk ka mundësi me u mashtru për shkak të ndërgjegjësimit të masës e shoh si proces demokratik që është duke u zhvilluar”, tha Humolli në një lidhje direkte në Klan Kosova.

“Për mua moskrijimi i institucione është përgjegjësi e klasës politike që secila parti politike në bazë të peshës që ka në opinion ka përgjegjësi, sepse gjithë deputetët duhet të jenë përfaqësues të liderëve. Vota merret në mënyrë personale, nuk votohet partia por deputeti. Presioni i qytetarëve do të bëjë që deputetë të jenë më të përgjegjshëm që me ditë që Kuvendi është i Kosovës. Shumë zona operative, lufta çlirimtare është zhvilluar më shpejtë sesa që u bë Kuvendi i Kosovës. Shumë luftëtare tanë kanë një periudhë të shkurtë luftarake, më të shkurtë se në Kuvendin e Kosovës dhe kjo luftë ka qenë brenda partive politike, kurse ne kemi luftuar me pushtuesin serb dhe për një vit përafërsisht lufta e armatosur ë ka nis ne kemi arrit me shporr pushtuesin serb. Kurse institucionet për gjysmën e kësaj kohe, nuk është për me lavdëru deputetët, por në funksion të demokracisë është pozitive sepse kjo gjendje politike ka treguar se nuk ka më asnjë idhull politik e kush ka idhull politik atëherë demokracia është me pasuri me vlera më të mëdha”, u shpreh Humolli.

E sa i pwrket zgjedhjeve tw reja ai tha se “Duke pasë parasysh deputetët aktualisht, këto zgjedhje lokale kanë me i detyru me reflektu dhe nuk mund të marrë përgjegjësi të flas. Mendimi ynë është që nuk po i intereson gjendja e qytetarëve por pozicioni i tyre ku janë. Dmth nuk kanë vizion politik”.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
  • 12:04Një grup motoristësh i veteranëve dhe Unionit Shqiptar nisen nga Morina drejt Prishtinës
  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:4328-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare