Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ambasadori i Holandës – qytetarëve: Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet – protestoni me dinjitet

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 10:58
Ish-ambasadori i Holandës – qytetarëve: Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet – protestoni me dinjitet

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë me dinjitet. Pa dhunë e pa slogane të këqija.

Bosch që ishte ambasador në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, thotë se kjo gjykatë ka devijua nga qëllimi që ishte krijuar.

Ai ka thënë se pavarësisht që u konfirmua që nuk ka pasur trafikim të organeve, Specialja po vazhdon të veprojë pa asnjë mbikëqyrje.

“Ajo u krijua mbi bazën e akuzave për trafik organesh. Kur gjyqtari Williamson përfundoi se kjo nuk kishte ndodhur, arsyeja e ekzistencës së saj u zhduk dhe procesi duhej të ndalej. Tani kjo gjykatë, e cila supozohet të jetë një gjykatë kosovare, vepron pa asnjë mbikëqyrje”, thotë ai për Nacionalen.

Ish-ambasadori Bosch thotë se Gjykata Speciale nuk ka asnjë transparencë. Madje, me pranimin e provave të fundit nga Shërbimi Sekret i Serbisë, vetëm sa e minon besimin.

“Siç u vendos nga BE-ja, BE-ja duhet të shohë çfarë po bëjnë ata keq, sepse nuk tregojnë asnjë transparencë, gjë që është shumë keq. Gjithashtu, pranimi i të ashtuquajturave prova nga shërbimi sekret serb e minon edhe më tej besueshmërinë e tyre” , tha Bosch.

Ai kërkoi që kjo gjykatë të shfuqizohet, dhe të themelohet një Gjykatë për krimet e luftës në Ukrainë.

“Kjo gjykatë, e cila i kushton shumë taksapaguesve, duhet të shfuqizohet për t’i lënë vend një gjykate për Ukrainën”, thekson ai.

Si rezultat, Bosch ka një mesazh për qytetarët.

“Mesazhi im është: protestoni me dinjitet – pa dhunë apo slogane të këqija”, shprehet ish-amabsadori i Holandës në Kosovë.

Parti politike, sindikata, grupe të tifozëve.

Moblizim i jashtëzakonshëm është parë lidhur me protestën e cila do të mbahet të enjten nga ora 17:00 kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës, dhe është mbështetur nga një pjesë e madhe e shoqërisë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:22Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë
  • 14:00Pacolli: Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi padinë time ndaj Faton Pecit, do të ma kompensojë dëmin
  • 13:47Pamje të rënda: Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Kodrën e Trimave
  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit