Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ambasadori Gjoka: Kosova duhet të shpejtojë për të fituar mbështetje ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos6 tetor 2025 në 09:26
Ish-ambasadori Gjoka: Kosova duhet të shpejtojë për të fituar mbështetje ndërkombëtare

Ish- ambasadori Sokol Gjoka komentoi situatën politike në Kosovë dhe bëri thirrje që Kosova të rivendosë sa më shpejt bashkëpunimin në nivelin më të mirë të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kjo situatë aktuale do të ketë kosto për vendin.

Gjoka theksoi se pavarësisht problemeve të brendshme, Serbia po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë, ndaj faktori politik në Kosovë duhet ta tejkalojë situatën dhe të forcojë bashkëpunimin me aktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në.

“Mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë një vëmendje ndaj Ballkanit, por me gjithë zhvillimet ndërkombëtare, kjo vëmendje duket periferike dhe është lënë në dorë të Europës që të merret më gjerësisht me këtë çështje. Por faktikisht kemi disa problematika në Kosovë, të cilat është mirë të tejkalohen sa më shpejt, si formimi i institucioneve, rritja e reputacionit të Kosovës dhe vendosja e bashkëpunimit me SHBA-në në nivelin më të mirë të mundshëm. Kjo situatë aktuale ka kosto për vetë Kosovën dhe në njëfarë mënyre i jep pikë edhe Serbisë, pavarësisht se Serbia ka problematikat e veta. Prandaj Kosova duhet të shpejtojë që të fitojë nga problematika e Serbisë dhe të ecë përpara, në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë dhe të jetë pranë më të fortit,” tha ambasadori Gjoka.

Ai shtoi se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë jo vetëm me SHBA-në, por edhe me Tiranën zyrtare dhe gjithë shqiptarët në rajon. /Euronews

Më shumë nga Lajme

  • 12:58Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë e Kosovës
  • 12:49Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së
  • 12:21Dikur e quante "rrugaç", sot Sami Lushtaku pret në takim Fitore Pacollin
  • 12:20Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”
  • 12:14E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë