Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IQMT tërheq nga tregu shtatë produkte qumështi, paralajmërohen gjoba për operatorët

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 18:20
IQMT tërheq nga tregu shtatë produkte qumështi, paralajmërohen gjoba për operatorët

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar kontrollet në treg për produktet e qumështit me bazë bimore, pas masave të ndërmarra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjatë inspektimeve të zhvilluara në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Suharekë, janë realizuar 12 kontrolle në markete të ndryshme. Si rezultat, nga shitja janë larguar shtatë produkte të evidentuara si të ndaluara nga AUV

Produktet e tërhequra nga tregu janë:

Schmand, VITA 18%, 180 g;

Schmand, VITA 18%, 400 g;

Schmand, VITA 18%, 800 g;

Holla Cooking Cream, 1 L;

Holla Barista, 3.8%, 1 L;

Mazë tradicionale, DRENA, 1 kg;

Schmand i freskët, BYLMETI.

Sipas IQMT-së, produktet nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës, çështje për të cilën autoritetet kanë ndërmarrë masa për ndalimin dhe tërheqjen e tyre nga tregu.

Inspektorati ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të nisë shqiptimin e gjobave ndaj operatorëve ekonomikë që nuk i kanë tërhequr produktet e evidentuara si të papajtueshme me raportin e AUV-it.

Ndërkohë, IQMT ka shtuar bashkëpunimin me konsumatorët përmes platformës së komunikimit në Viber, ku qytetarët mund të raportojnë rastet kur hasin në treg produkte të ndaluara për shitje.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që t’i zbatojnë menjëherë urdhrat për tërheqjen e produkteve dhe të respektojnë vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi

treguprodukteiqmt

Të ngjashme

Tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në lokacionin e ri nga 11 tetori

Tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në lokacionin e ri nga 11 tetori

17:22

Më shumë nga Lajme

  • 21:58Një javë për presidentin, Kajtazi: Kurti po e çon vendin në “anarki kushtetuese”
  • 21:57Çitaku: 14 net, i njëjti zë, i njëjti qëllim - për lirinë, për historinë!
  • 21:54Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër
  • 21:53Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë
  • 21:37Vetura “Audi” përfundon në lum, humbin jetën tre adolshentë