Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IQMT intensifikon kontrollet, konfiskon qindra produkte jashtë standardeve

GD
Gazeta Demos20 prill 2026 në 11:20
IQMT intensifikon kontrollet, konfiskon qindra produkte jashtë standardeve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka intensifikuar kontrollet në treg me rastin e fillimit të sezonit pranveror, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas një komunikate, fokusi i inspektimeve ka qenë tek produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë dhe produkte të tjera që paraqesin rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Si rezultat i inspektimeve në terren, janë identifikuar dhe larguar nga tregu një numër produktesh të pasigurta për përdorim, të cilat janë sekuestruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Sipas IQMT-së, arsyet kryesore të konfiskimit kanë qenë mungesa e dokumentacionit teknik përkatës dhe tejkalimi i afatit të përdorimit.

Ndër produktet e sekuestruara janë: 13 makina shpimi (trapan), 5 gërryese këndore, 426 disqe për prerjen e hekurit dhe betonit, 251 jelekë sinjalizues, 114 helmeta (kapela pune), 176 maska saldimi, 11 produkte ngjyra dhe llaqe, 931 lodra për fëmijë.

IQMT thekson se do të vazhdojë me aktivitete të tilla për të garantuar një treg të sigurt dhe u bën thirrje operatorëve ekonomikë që të respektojnë standardet dhe kërkesat ligjore.

“Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar për produkte të pasigurta”, thuhet më tej në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane