Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa, krahasuar me qershorin e këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit në korrik është rritur mesatarisht prej 0,2%.
“Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë siç janë kafja, çaji dhe kakao për 16,9%, energjia elektrike 16,6%, mishi për 12,7%, vajrat dhe yndyrat për 9,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,5%, si dhe buka e drithërat për 5,0%.”
Qytetarët, të cilët, janë lodhur nga varfërimi i skajshëm thonë se me të ardhurat e tyre nuk i përballojnë dot çmimet e gjërave elementare shqimore.
Këtë situatë të rëndë e pohon edhe ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, i cili thotë se politika është fajtore për situatën e rëndë ekonomike tash e sa muaj në vend.
