Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor.
Sipas njoftimit, punimet në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues, po kryheshin “në mënyrë të kundërligjshme”.
Theksohet se në vendngjarje ka dalë drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, bashkë me inspektorët të cilët thuhet se dokumentuan çdo shkelje të evidentuar.
