Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 16:32
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të inspektimeve të vazhdueshme në terren për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë, ka realizuar inspektime në dy objekte ndërtimi në komunat e Istogut dhe Ferizajt.

Sipas njoftimit për media gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë, të cilat paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.

Njëkohësisht, u bëhet thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri legjislacionin në fuqi dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

punësinspektoratiqendror

Të ngjashme

Sa paguhet një orë pune në Gjermani

Sa paguhet një orë pune në Gjermani

20:43

Më shumë nga Lajme

  • 17:38“Marre”, “Drejtësi”, “Dorëheqje” – Protestuesit shkruajnë mesazhe në dyert e Qeverisë
  • 17:32Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlinda Zekajn
  • 17:27Protestuesit arrijnë tek Qeveria
  • 17:21Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar
  • 17:21Në vazhdën e operacionit policor “Errësira” arrestohet edhe i dyshuari i tretë