Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më parë

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 22:46
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shkurt 2026.

Sipas këtij raporti, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025.

Ndërkaq, inflacioni mujor ishte 0,6 % në muajin shkurt 2026.

Rritja e çmimeve nga 2025 në 2026 për 6%, sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5 %); bileta të fluturimeve (39,0 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (33,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,8 %); pemë (16,4 %); mirëmbajtje dhe riparim të pajisjeve personale të transportit (15,1 %); mish (14,7 %).

Po ashtu, çmimet janë rritur edhe për pushime të organizuara (13,2 %); shërbime ambulantore (9,6 %); shërbime hoteliere (9,5 %); kafe, çaj dhe kakao (9,3 %); peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %); qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %).

Sipas ASK-së, rritje të çmimeve janë vërejtur edhe në mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit (5,5 %); prodhime ushqimore (5,4 %); gjëra personale (5,2 %); bukë dhe drithëra (5,2 %); duhan (4,2 %); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9 %); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,9 %); veshje (3,3 %); vajra dhe yndyra (3,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2,7 %); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,4 për qind në IHÇK, raporton Klankosova.tv.

Ndërsa, rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-7,6 %) me një ndikim prej -0,4 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për periudhën shkurt 2026 dhe janar 2026, inflacioni ka qenë 0,6 %.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,6 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin janar 2026. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (24,4 %); perime (5,8 %); pemë (4,0 %); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (3,8 %)”.

“Shërbime ambulantore (2,4 %); mish (2,4 %); shërbime hoteliere (1,9 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1,9 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1,7 %); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,5 %); pajisje shtëpiake (1,4 %); kafe, çaj dhe kakao (1,3 %); kujdes personal (1,3 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,2 %); bukë dhe drithëra (0,6 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,1 për qind në IHÇK”, u tha në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, sipas këtij raporti, rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (-18,2 %); energji elektrike (-4,3 %) dhe qumësht, djathë dhe vezë (-2,8 %) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK

ASKcmimet

Më shumë nga Lajme

  • 12:44Kryesia e Kuvendit pajtohet për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales
  • 12:43Musliu kërkon që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”
  • 12:41KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan
  • 12:21“Merreni nga një çadër”, Haziri: Sonte, edhe nën shi - bashkë për UÇK-në
  • 12:11Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg