Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Inflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 16:09
​Inflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bënë të ditur se shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind.

Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), rritja më e madhe e çmimeve në baza vjetore është regjistruar te grupi i transportit me 16.1 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse me 15.2 për qind.

Po ashtu, ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5.8 për qind, ushqimi dhe pijet joalkoolike me 5.6 për qind, si dhe pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5.1 për qind.

ASK-ja njofton se çmimet janë rritur edhe në sektorët e shëndetësisë me 4.7 për qind, kujdesit personal dhe shërbimeve të ndryshme me 3.6 për qind, mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake me 3.1 për qind, rekreacionit, sportit dhe kulturës me 3.0 për qind, si dhe veshjeve dhe këpucëve me 2.3 për qind.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %)”, thuhet në njoftimin e fundit të ASK-së.

Në anën tjetër, ulje e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit me 0.2 për qind dhe në sektorin e arsimit me 0.6 për qind.

Sa i përket ndryshimeve mujore, krahasuar me marsin 2026, ASK-ja bën të ditur se inflacioni prej 1.1 për qind është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve në transport me 4.9 për qind, pijet alkoolike dhe duhani me 1.2 për qind, rekreacioni dhe kultura me 0.4 për qind, si dhe mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0.3 për qind, transmeton KosovaPress.

Rritje më të lehtë të çmimeve pati edhe te ushqimi dhe pijet joalkoolike, si dhe te veshjet dhe këpucët me nga 0.1 për qind.

Ndërkohë, rënie mujore e çmimeve është shënuar te grupi i kujdesit personal dhe shërbimeve të ndryshme me 0.2 për qind.

Ndërkohë, sipas ASK-së, inflacioni vjetor në mars 2026 ishte rritur mesatarisht 6.7%.

ASK

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit