Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 17:26
Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 97 janë shpëtuar nga një traget pasagjerësh që ishte fundosur në Detin Java, ka konfirmuar agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit.

Sipas njoftimit, një operacion kërkim-shpëtimi është nisur pasi ishte humbur kontakti me anijen Virgo Transport 8, e cila transportonte 243 persona dhe u përball me kushte të këqija atmosferike, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur se kërkimet për pasagjerët e mbetur po vazhdojnë teksa trageti po udhëtonte nga Surabaya drejt qytetit Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, dhe për herë të fundit është raportuar se ndodhej rreth 150 kilometra në jug të Banjarmasinit, rreth orës 02:00 sipas kohës lokale të dielën.

Për operacionin e shpëtimit është krijuar një task-forcë e përbashkët, ku marrin pjesë agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit, marina, policia detare dhe institucione të tjera.

Anije dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje, ndërsa të gjitha anijet e tjera që ndodhen në atë zonë të Detit Java janë paralajmëruar që të raportojnë nëse shohin ndonjë pasagjer.

gjashtëtragetiindonezi

Më shumë nga Lajme

  • 18:03“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
  • 17:54Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë
  • 17:48Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë
  • 17:48Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet 40-vjeçari në Ferizaj
  • 17:34Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj