Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Incidenti i Sveçlës me aktivistin, LVV – LDK-së: Po bëni presion ndaj votuesve, do të duhej të ishit të shqetësuar për shkeljen e ligjit

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2025 në 13:59
Incidenti i Sveçlës me aktivistin, LVV – LDK-së: Po bëni presion ndaj votuesve, do të duhej të ishit të shqetësuar për shkeljen e ligjit

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës – i cili, sipas këtij subjekti, mbante një distinktiv me logon e LDK-së brenda hapësirës së qendrës së votimit.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe ushtron presion mbi votuesit”.

Ky subjekt politik thekson se veprimet e tilla bien ndesh me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024.

Vetëvendosje ka kërkuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të distancohet nga çdo shkelje ligjore dhe të mos mbrojë zyrtarët që, sipas saj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

“Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”, thuhet në reagim.

Në fund, Vetëvendosje thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e demokracisë, të drejtës për votë të lirë dhe në denoncimin e çdo shkeljeje që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Xhelal Sveçla

Më shumë nga Lajme

  • 19:29Nata e 17-të e protestës, Haziri: Votojeni ligjin për UÇK-në, s’kemi kohë të presim
  • 19:27Zjarri në qendërën tregtare në Prishtinë, Policia jep detaje: S'ka të lënduar
  • 19:25Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis
  • 19:24Gjini: Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales, hap drejt totalitarizmit
  • 19:24Musliu: VV-ja janë sponzorizues të kauzës së Gjykatës Speciale