Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Imri Ahmeti i reagon Kica-Xhelilit: S’mbeta jashtë Kryesisë për shkaqe shëndetësore, por u tërhoqa vetë

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 23:56
Imri Ahmeti i reagon Kica-Xhelilit: S’mbeta jashtë Kryesisë për shkaqe shëndetësore, por u tërhoqa vetë

Imri Ahmeti ka sqaruar se largimi i tij nga strukturat udhëheqëse ishte një vendim personal dhe jo pasojë e gjendjes shëndetësore.

Ai e cilësoi deklaratën e nënkryetares si jo korrekte dhe shqetësuese për familjen dhe përkrahësit e tij.

“Qenka një deklaratë e Doarsës se kinse për shëndetin tim nuk jam në Kryesinë e re. Për të qenë korrekt me qytetarët, unë kam pasur kontakt me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe jam tërhequr personalisht. Nuk kam dashur ta vazhdoj detyrën”, deklaroi Ahmeti në një ndërhyrje direkte në emisionin “Debat Plus”.

Kreu i Lipjanit shpjegoi se qëndrimi i tij lidhet me parimin e mos-shumëfishimit të pozitave për individë të caktuar brenda partisë, qëndrim të cilin thotë se e ka shprehur edhe në Kuvendin e partisë.

“Kam kërkuar që të mos shumëfishohen pozitat te individët e caktuar dhe kam mbetur pranë qëndrimeve të mia. Prandaj, nuk është çështje shëndetësore. Nuk është humane të deklarohesh kështu, as nuk besoj se do të duhej të shpërndahej ky lloj informacioni në terren, i cili natyrisht shqetëson familjarët, qytetarët e Lipjanit dhe kolegët e mi”, u shpreh ai

Imri Ahmeti

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
  • 09:15Osmani takohet me Presidentin Clinton në SHBA