Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ilir Prapashtica flet hapur për diabetin: “Mëlçia, veshkat dhe yndyrnat në gjak janë një paketë që duhet monitoruar rregullisht”

GD
Gazeta Demos6 shkurt 2026 në 15:35
Ilir Prapashtica flet hapur për diabetin: “Mëlçia, veshkat dhe yndyrnat në gjak janë një paketë që duhet monitoruar rregullisht”

Aktori i njohur Ilir Prapashtica ka ndarë publikisht përvojën e tij me diabetin, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e parandalimit dhe monitorimit të vazhdueshëm shëndetësor. Në një video sensibilizuese, ai thekson se menaxhimi i diabetit nuk kufizohet vetëm në kontrollin e sheqerit në gjak, por përfshin edhe vlerësimin e rregullt të mëlçisë, veshkave dhe yndyrnave në gjak.

“Diabeti nuk është vetëm sheqeri. Mëlçia, veshkat dhe yndyrnat në gjak janë një paketë që duhet monitoruar rregullisht,” shprehet Prapashtica, duke inkurajuar qytetarët të mos e neglizhojnë shëndetin e përgjithshëm.

Nga ana tjetër, specialistët e Avicenës theksojnë se diabeti, nëse nuk monitorohet në mënyrë të plotë, mund të shkaktojë dëme serioze në enët e gjakut, rritje të kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe probleme kardiovaskulare, përfshirë infarktin e zemrës dhe goditjen në tru. Po ashtu, veshkat dhe mëlçia janë organe jetike që preken shpesh nga diabeti dhe terapitë afatgjata, ndaj kontrolli i tyre është thelbësor.

Avicena ofron pako të avancuara diagnostikuese për monitorimin e diabetit, përfshirë analiza të detajuara të sheqerit në gjak, yndyrnave, funksionit të mëlçisë dhe veshkave, duke garantuar kujdes profesional dhe teknologji bashkëkohore për diagnostikim të saktë.

Mesazhi është i qartë: parandalimi fillon me kontrollin në kohë. Një qasje e integruar, siç e rekomandojnë mjekët e Avicenës, ndihmon jo vetëm në menaxhimin e diabetit, por edhe në ruajtjen e cilësisë së jetës dhe parandalimin e komplikimeve të rënda në të ardhmen.

AVICENA aty ku diagnostika e saktë dhe kujdesi profesional ecin paralelisht me shëndetin tuaj.

View this post on Instagram A post shared by Avicena KS (@avicena.ks)

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së
  • 11:06Ramadani: Aleanca, e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit
  • 10:49"Nëse jam unë serb, edhe UÇK-ja është e serbisë" - Si u nervozua Fehmi Lladrovci gjatë një mbledhje në mërgim
  • 10:39Përleshje në Zubin Potok, një person lëndohet rëndë dhe katër të dyshuar arrestohen
  • 10:24Vetëm tri ditë afat: Kosova drejt një tjetër krize institucionale?