Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, gjatë aktiviteteve të tij në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar fshatin Prigodë, ku është ndalur në familjen Haziraj.
Ferati është mirëpritur ngrohtësisht nga banorët, të cilëve u shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme. Ai tha se dëshira dhe vullneti i tij qëndrojnë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Prigodës.
