Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me gra të angazhuara të komunës, bashkë me Ajshen dhe asambleistet e LDK-së.
Në këtë takim, Ferati ka vlerësuar lart rolin e grave në familje dhe në shoqëri, duke theksuar se ato janë shtylla kryesore e çdo shtëpie.
Postimi i tij:
Gratë janë forca dhe shtylla e çdo familjeje.
Bashkë me Ajshen dhe asambleistet tona, takuam gra të palodhura që me punën, përkushtimin dhe dashurinë e tyre e mbajnë të fortë çdo shtëpi.
