Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka njoftuar për takimet e mbrëmshme me qytetarë në Mojstir dhe Gurrakoc.

Ferati është pritur nga familja Musaj në Mojstir, ndërsa në Gurrakoc ka zhvilluar takime me familjet Musolli e Gegaj. Ai ka theksuar se fushata po përmbyllet në të njëjtën mënyrë siç ka nisur — me takime familjare, duke nënvizuar se gjithçka fillon nga familja, ashtu si edhe LDK-ja.

“Përkrahje e madhe për fitoren tonë pa balotazh! Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme,” ka shkruar Ferati.