Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara të cilin e mban në duar e kanë votuar 91 deputetë. Ai ka thënë se është lojë me ndjenja të qytetarëve sjellja e tillë e Kurtit.

“Loja me nervat e nejrëzve me kushtëzimet e tij për këtë ligj. S’ka asgjë kombëtare, as morale e as njerëzore nga konferenca në konferencë, është e pandershme me lanë në gjysmë. Të gjitha temat kanë rëndësi, por s’ka asnjë logjikë me bërë lojëra të tilla kështu. Ky ligj është i të gjithë neve dhe iu bëj thirrje të gjihëve ejani në Kuvend ta kryejmë ligjin. Nëse humbim kohë do të jetë e pafalshme, sepse është ligj që është votuar nga 91 deputetë. Kemi edhe tri orë, kthehni në seancë është ligj e të gjithë neve”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në konferencë për media.