Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka analizuar virusin e Gripit A në 22 mostra të marra nga fundi i dhjetorit deri në janar.
Nga këto mostra, 82% ishin të nënllojit H3N2 dhe 18% H1N1. Të gjitha rastet H3N2 i përkasin një grupi që tashmë qarkullon në të gjithë Evropën dhe në shumë vende të botës.
