Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKSHPK jep alarmin: Rreziqe shëndetësore nëse s’merren masa urgjente ndaj ndotjes së ajrit nga Obiliqi

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 17:50
IKSHPK jep alarmin: Rreziqe shëndetësore nëse s’merren masa urgjente ndaj ndotjes së ajrit nga Obiliqi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës vlerëson se nëse nuk merren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit që po vjen nga termoelektranat A dhe B në Obiliq do të ketë rreziqe shëndetësore, përfshirë edhe rritjen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

“Ndotja e ajrit paraqet një nga sfidat më të mëdha mjedisore, shëndetësore dhe klimatike në vendin tonë, e cila konsiderohet si emergjencë globale e shëndetit publik.

Termoelektranat e Kosovës (A dhe B) që përdorin thëngjillin si burim energjie mund të lëshojnë në atmosferë substanca të dëmshme si: ozoni (O3), oksidet e azotit (NOx), dioksidi të squfurit (SO2), dhe materje grimcore me madhësi PM10 dhe PM2.5.

Sipas raporteve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK) në Kosovë, sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse të ajrit, ku lirimi i tymit dhe pluhurit, rritë përqendrimin e grimcave ajrore fluturuese për një kohë më të gjatë në ambientin rrethues.

Më shumë se 90% e tyre kur absorbohen nga mukoza e sistemit të sipërm respirator, ndikojnë në rritjen e incidencës së infeksioneve respiratore tek fëmijët, të moshuarit, shtatëzënat, të sëmurët kronik dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura.

Efektet afatshkurtëra dhe ato afatgjata si pasojë e aerondotjes mund të jenë shkaktarë të çrregullimeve në shumë sisteme dhe organe si:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka përcjellur me vëmendje shkarkimet e ndotësve nga termoelektranat A dhe B, ku ditëve të fundit është parë një ndotje enorme nga tymtarët e Obiliqit.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, propozon:

A. Masat afatshkurtra (urgjente) për përmirësimin e mënjëhershëm të situatës:

1.Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga KEK-u.

B. Masat për mbrojtjen e shëndetit publik:

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese”, thuhet në kumtesën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales