Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 13:07
IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka vlerësuar se vendimet e Komisionit të Pavarur të Mediave për shqiptimin e gjobave ndaj mediave gjatë fushatave zgjedhore janë marrë në kundërshtim me ligjin dhe jashtë afateve të përcaktuara me rregullore.

Gjetjet u prezantuan në raportin “Kur Rregullatori shkel rregullat: Kundërligjshmëria e gjobave të KPM-së ndaj shkeljeve të mediave”, ku hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala, deklaroi: “Këto vendime të gjitha janë të kundërligjshme”.

Sipas IKD-së, Rregullorja KPM-2024/03 parasheh afate të qarta dhe procedura të përshpejtuara për trajtimin e shkeljeve gjatë fushatave zgjedhore, me qëllim që institucionet të reagojnë në kohë reale, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Këto afate, sipas IKD-së, janë vendosur për të siguruar reagim të menjëhershëm gjatë procesit zgjedhor, kur shkeljet mund të ndikojnë realisht në rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në raport.

IKD thekson se ka qenë vetë e përfshirë në hartimin e rregullores dhe se afatet procedurale nuk kanë karakter orientues, por detyrues.

Në raport gjithashtu theksohet se KPM ka qenë jofunksional për një periudhë të gjatë për shkak të mungesës së kuorumit.

“KPM, që nga 21 janari 2025 e deri më 5 maj 2026, për shkak të mungesës së kuorumit, ka qenë jofunksional”, thuhet në dokument.

Sipas IKD-së, gjatë kësaj kohe në Kosovë janë zhvilluar disa procese zgjedhore, por institucioni nuk ka mundur të veprojë brenda afateve ligjore. Pas konstituimit të ri më 5 maj 2026, KPM ka filluar shqyrtimin e rasteve të mbetura nga zgjedhjet e vitit 2025 dhe 2026, duke shqiptuar sanksione dhe gjoba ndaj mediave. Megjithatë, IKD vlerëson se këto vendime janë të paligjshme për shkak të vonesave procedurale.

“Në rastin konkret, këto vendime sanksionuese për fushatat zgjedhore janë plotësisht të kundërligjshme”, thuhet në raport, duke shtuar se një pjesë e tyre janë marrë “pas kalimit të afateve të posaçme të përcaktuara me rregullore”.

IKD gjithashtu ngrit shqetësime për rolin e Zyrës Ekzekutive të KPM-së në procesin vendimmarrës.

“Të gjitha vendimet përfshirë ato lidhur me shkeljet e pretenduara… janë të kundërligjshme, sepse janë nxjerrë mbi bazën e një procedure vendimmarrëse në të cilën rol të domosdoshëm ka pasur Zyra Ekzekutive”, thuhet në raport.

Sipas IKD-së, kjo zyrë është udhëhequr për një periudhë të gjatë nga ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv përtej afateve ligjore, gjë që sipas tyre e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimeve të marra.

Në përfundim, IKD kërkon që institucionet të sigurojnë respektim të plotë të afateve dhe procedurave ligjore, duke theksuar se vetëm kështu garantohet funksionimi i rregullt i rregullatorëve dhe integriteti i proceseve zgjedhore.

IKD

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë